27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: T’i respektojmë masat, qëllimi nuk është të ndëshkohet por të paralajmërohet

Kyçe në periudhën tjetër do të jetë aktiviteti më i madh, dukshmëria më e madhe e policisë, dukshmëria më e madhe e shërbimeve të sigurisë, në banka, në tregje, në njësitë postare, të gjithë t’i respektojmë masat, kjo është në të mirë, qëllimi nuk është që të mos ndëshkohet fare, qëllimi është të paralajmërohet, t’u tregohet qytetarëve, thekson në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Oliver Spasovski.

Lidhur me masat e marra për pandeminë e Kovid-19, ai theksoi se është i kënaqur që njerëzit tanë profesionistë, epidemiologët, Komisioni i Sëmundjeve Infektive, reagojnë shumë me kohë në drejtim të dhënies së propozimeve në Qeveri.

“Jam krenar që e gjithë qeveria ndërmori veprime shumë herët nëse e shikojmë krahasimin me vendet e rajonit, masa parandaluese që do të ndihmojnë në ballafaqimin me koronavirusin”, tha Spasovski. ls/fab

Të fundit