26/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spitali i Tetovës pas skandalit me TikTokun, publikon rregulloren e punës për stafin

Spitali i Tetovës ju është drejtuar stafit të spitalit me një letër zyrtare ku janë rregullat e funksionimit në rrjetet sociale. Në letrën e nënshkruar nga drejtori Pëllumb Vela, thuhet “Pas ngjarjeve të pahijshme në lidhje me spitalin tonë, jam i detyruar të përpiloj këto rregulla që janë pjesë e punës sonë, prej sot. Të gjithë, jemi të detyruar t’i respektojmë këto rregulla që të ruajmë reputacionin tonë dhe të spitalit”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në rregullore janë të shënuara rregulla se si të sillet stafi në rrjetet sociale kur bëhet fjalë për punën e tyre dhe publikimin e fotografive, videove dhe përmbajtjeve nga puna e tyre në Spitalin e Tetovës.

Në rregulloren që e posedon Telegrafi Maqedoni, shihen edhe sugjerime nga spitali për përdorimin e rrjeteve sociale.

“Mos nxjerrni informacione private dhe sekretet e pacientëve. Këtu përfshihen gjendja shëndetësore, fizike dhe emocionale e pacientëve. Historia e pacientit duhet të mbetet sekret profesional mes mjekut dhe pacientit. Thyerja e kësaj rregulle, dënohet edhe me ligjet e Maqedonisë së Veriut” është rregulla e parë.

Telegrafi Maqedoni ka folur me drejtorin Vela për këtë dokument dhe ai tha “Këtë dokument e kemi dërguar të tek të gjithë kolegët, stafi i spitalit tonë. Mjekët, motrat dhe teknikët medicinal e kanë tashmë udhëzimin se si mund të veprohet në rrjetet sociale” ka thënë Vela.

Përndryshe, Spitali i Tetovës ishtë në mesin e një skandali gjatë javës së kaluar. Mjeku anesteziolog i punësuar në këtë spital kishte publikuar një video live në TikTok ku shiheshin gra të cilët merrnin trajtim në repartin e pastrimit, si pjese e repartit të gjinekologjisë. /Telegrafi/

Të fundit