27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Testim i pasuksesshëm i ilaçit për Kovid-19

Ilaçi potencial kundër koronavirusit të ri “Remdesivir” ka rezultuar i pasuksesshëm pas egzaminimit të parë klinik, theksohet në dokumentin e publikuar rastësisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në projekt-dokumentin theksohet se testimi i kryer në Kinë ka treguar se “Remedesvir” është i pasuksesshëm në kurimin e Kovid-19. Ilaçi nuk e ka përmirësuar gjendjen e pacientëve.

Kompania amerikane “Gilead Sciences”, e cila e ka prodhuar ilaçin, pretendon se në dokument është paraqitur gabimisht testimi i zbatuar.

OBSH pohon se raporti është botuar gabimisht dhe e hoqi atë nga baza e të dhënave të testimeve klinike.

Gjatë testimit janë përfshirë 237 pacientë, ndërsa ilaçin e kanë marrë 158 persona, ndërsa 79 morën placebo. Një muaj më vonë, 13.9 për qind e pacientëve që morën ilaçin kanë vdekur, si dhe 12.8 për qind e atyre që morën placebo. Hulumtimi është ndërprerë para kohe për shkak të efekteve anësore të ilaçit. mb/

Të fundit