27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Xhaferi në takim me revizorët shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka realizuar takim pune me revizorin kryesor shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maksim Açevski dhe revizorin kryesor shtetëror të Republikës së Kroacisë, Ivan Kleshiq.

Siç ka informuar Kabineti i Xhaferit, takimi ka qenë një mundësi e shkëlqyer për këmbimin e ideve dhe propozimeve për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve kryesore revizore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë, me ndjekjen e praktikave pozitive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar se në periudhën e ardhshme pritet edhe nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka do të avancohet akoma më shumë dhe me më shumë cilësi bashkëpunimi dhe do të vendosen marrëdhënie profesionale të qëndrueshme dhe efikase ndërmjet dy institucioneve. Kuptohet, kjo do të kontribuojë në përforcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit dhe në rritjen e efikasitetit dhe transparencës në harxhimin e parave publike.

Nga Pres shërbimi i Xhaferit shtojnë se përfaqësuesit e lartë të dy institucioneve revizore përzemërsisht falënderuan për mundësinë për takim dhe për mbështetjen e sinqertë që e jep Xhaferi dhe institucioni në krye të së cilit gjendet.

Të fundit