03/05/2024
13.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

1 viktimë, 11 raste të reja me Covid-19 dhe 4 të shëruar

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.723 testime të realizuara 11 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 4 pacientë të shëruar, ndërkaq vetëm një viktim është regjistruar nga Covid-19.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë nga Covid-19 kanë ndërruar jetë 5.486 pacientë. Nga gjithsej 155.700, të sëmurë, prej tyre janë shëruar 150.067 persona./TV21

Të fundit