Me ndeshjet e javës së 33-të që në program janë nesër, të dielën dhe të hënën, zyrtarisht përfundon sezoni 2025/2026 në Ligën e parë të futbollit, ku tani më janë njohura të gjitha dilemat sa i përket epilogut të kampionatit.
Ndeshje kryesore e javës së fundit zhvillohet të shtunën në Shkup, ku përballen kampioni i ri dhe kampioni nga sezoni i kaluar, Vardari dhe Shkëndija.
Për skuadrën vendase kjo përballje ka rëndësi të veçantë pasi zyrtarisht do të promovohet kampion i Maqedonisë së Veriut ndërsa për ekipin kuqezi fitorja do të ishte një satisfakcion pas zhgënjimit në finalen e Kupës.
Takimi Vardari Shkëndija zhvillohet nesër në ora 18:00.
Në stadiumin e qytetit në Gostivar, me fillim në ora 16:00, skuadra e Arsimit për herë të parë në këtë kampionat do të del në terren të gjelbër pa asnjë ngarkesë pasi ka siguruar mbijetesën.
Trajneri i ekipit nga Çegrani Vildan Saliju është shprehur me emocione për suksesin historik duke shpresuar për mbyllje me sukses të sezonit.
“ Jemi në prag të përfundimit të këtij kampionati futbollistik që për ne ka qenë një sezon debutues, një sezon me shumë vështirësi, me shumë probleme por me rëndësi që fundi është i shkëlqyer dhe ashtu siç kishim menduar dhe kishim ëndërruar . Domethënë kemi arritur një sezon të jashtëzakonshme ku me ekipin tonë kemi arritur ta sigurojmë mbijetesën pa ndeshjet e balotazhit. Sigurisht për fatin tonë të keq sivjet edhe sistemi i garave të ligës ndryshoi ku faktikisht prej gjithë atyre ekipeve pesë rrezikojnë rënie nga kategoria që janë ekipe me shumë traditë. Për ne si klub, si fshat kemi pasur një organizim të jashtëzakonshëm. Sigurisht futbolli ka ulje ngritje me rëndësi që i përballuam ato sfida dhe jemi sot këtu që ndeshjen e fundit ta shijojmë maksimalisht. Domethënë një ndeshje pa ngarkesë kundrejt Strugës edhe pse do ta japim maksimumin që të dalim fitues që ta kryejmë këtë mision me nder dhe shumë dhe shumë dinjitet “ deklaroi Vildan Saliju trajner i KF Arsimi
Dy ndeshje të kësaj jave zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:30, ku përballen Pelisteri – Bashkimi dhe AP Brera – Shkupi, ndërsa të hënën po me fillim në ora 16:30 takohen: Rabotniçki – Tikveshi dhe Makedonija Gj.P – Sileksi.
Shaban Sinani – TV Koha








