Me ndeshjet e xhiros së 30-të nesër zyrtarisht mbyllet sezoni 2025/2026 në Ligën e dytë të futbollit vendor, ku dilemë e vetme është cila ekip do të mbetet në mesin e tre skuadrave të para Shkëndija e Haraçinës apo Ohri që aktualisht mbajnë pozitën e tretë dhe të katërt.
Si asnjëherë më parë java e fundit e kampionatit në Ligën e dytë do të vendos se cila ekip direkt do të sigurojë kualifikim në Ligën e parë dhe cilat dy skuadra do të luajnë balotazh për kualifikim në ligën e parë.
Pretendent kryesor për titullin kampion janë Bregallnica e Shtipit që përballet me Pobedën e Prilepit dhe Skopje e që takohet me ekipin Detonit Plaçkovica .
Shkëndija e Haraçinës e cila në transfertë me Kamenica Sasa vetëm me fitore do të siguronte balotazhin për kualifikim në Ligën e parë, ndryshe çdo rezultat tjetër do të ishte e favorshme për Ohrin e cila ka 65 pikë dhe si vendas përballet me Sllogën e Vinicës.
Kujtojmë situata në katër vendet e para është sa vijon: Bregallnica dhe Skopje kanë nga 68 pikë, Shkëndija e Haraçinës 66 dhe Ohri 65 pikë.
Në javën e fundit të kampionatit nesër me fillim në ora 16:30 , takohen: Teteksi – Golemo Konjari, Skopje – Detonit Plaçkovica, Ohri – Slloga Vinicë, Kamrenica Sasa – ShkËndija Haraçinë, Novaci – Osogova, Bregallnica – Pobeda, Vardari – Kozhufi dhe Prespa – Bellasica.








