01/05/2024
12.6 C
Tetovo
Ballina Blog

Specializon Ermira Hamzai, nga sot një specialiste e kirurgjisë plastike nga Tetova!

Sot ka specializuar Ermira Hamzai, tetovarja e suksesshme e cila në një kohë rekord ka arritur që të kryej spcializimin me një sukses maksimal!

Nga sot është shtuar edhe një kirurge e kirurgjisë plastike!

Hamzai është dalluar gjithmonë për sukseset e saj dhe përkushtimin në profesion duke marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare!

Stafi i Televizionit Koha i uron suksese një gruaje, nëne të suksesshme si Ermira Hamzai!

Dyshohet për shpërdorim të 5,7 milionë euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport – Prokuroria ngritë propozim-akuzë kundër 12 personave

Prokuroria Publike ka ngritur propozim-akuzë kundër 12 personave mbi dyshimet për shpërdorimin e 5,7 milionë eurove, para të shtetit nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Sipas organit të akuzës, propozimi ka ardhur me nismë të Komisionit për parandalimin e korrupsionit mbi dyshimet për keqpërdorimin e vauçerëve të Agjencisë.

Prokuroria Publike nuk jep më shumë informacion por thotë shkurt se prokurori përkatës ka dorëzuar propozim akuzat në gjyq dhe ka kërkuar masa kujdesi ndaj të dyshuarve.

“Duke vepruar mbi iniciativën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, prokurori përkatës ka dorëzuar propozim-akuzë kundër 12 personave mbi veprat penale “shpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “punë të pandërgjegjshme”. Për të dyshuarit janë kërkuar masa kujdesi nga Gjykata Penale”, thonë nga Prokuroria Publike.

Anti-korrupsioni para më shumë se një viti kishte paralajmëruar se mbi bazën e dyshimeve për shpërdorime dhe mos respektim të vauçer-sistemit për financimin dhe ndarjen e fondacioneve ndaj klubeve sportive ka dorëzuar në prokurorinë publike iniciativën për ndjekje penale ndaj drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski dhe dy anëtarëve të Komisionit Qendror.

Ky institucion kishte paralajmëruar edhe iniciativë deri tek Qeveria për vërtetimin e përgjegjësisë, ndërsa në mënyrë shtesë kishte kërkuar edhe kontroll të jashtëzakonshëm nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Dyshimet e anti-korrupsionit ishin se drejtori dhe anëtarët e komisionit qendror gjatë viteve 2020, 2021 dhe 2022 duke mos respektuar procedurat ligjore dhe duke favorizuar klube dhe subjete të caktuara kishin keqpërdor 5,7 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Jo zyrtarisht mësohet se ndër të dyshuar ka edhe emra të njohur nga organet partiake të LSDM-së dhe persona të tjerë të përfshirë nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë. Dëmi në buxhet të shtetit sipas burimeve të Alsat është vërtetuar edhe përmes ekspertizës financiare./ Alsat.mk

Buzhala: Kërcënimet se mbetja e BDI-së në opozitë e shkatëron Maqedoninë janë qesharake dhe naive

Gazetari dhe opinionisti nga Kosova, Berat Buzhala, ka vazhduar të komentoj zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut.

Buzhala shkruan se bashkësia ndërkombëtare, Amerika dhe Gjermania, nuk kanë asgjë kundër që në qeverinë e ardhshme të jenë VMRO-DPMNE dhe VLEN-i.

Sipas Buzhalës, VMRO-DPMNE ka shumë vota saqë është e pashmangshme që ata të jenë në pushtet, ndërsa ky subjekt nuk ka dalë publikisht dhe të thotë se jemi me Rusinë, andaj, thotë ai, ndërkombëtarët nuk kanë asgjë kundër që VMRO të rikthehet në pushtet.

Buzhala shkruan se parimi fitues me fitues në Maqedoni është shkel më herët, pikërisht nga BDI-ja.

“Ky precedanti qe duhet partia ma e madhe maqedone me partine ma te madhe shqiptare eshte tradhtuar para disa vitesh, kur partia ma e madhe maqedone u pat lane ne opozite. Apo? A ju kujtohet? Sigurisht qe ka rendesi edhe rezultati final i zgjedhjeve, por une analizen po e bej ne baze te rezultatit te zgjedhjeve presidenciale. E ka peshen e vet edhe numri i deputeteve shqiptare qe do te futen ne Kuvend, nga te dy blloqet shqiptare. Nese dallimi eshte shume i madh, sigurishtë qe eshte veshtire i injorueshem blloku me i madh shqiptar, por nese dallimi eshte dy tre deputete, atehere kurrkush nuk ka me te pyet se cila parti shqiptare ka dale simbolikisht e para”, shkruan Buzhala.
Për Buzhalën kërcënimet se Maqedonia do të shkatërohet ose ndahet nese ky ose ai subjekt nuk futet ne qeveri, janë navie dhe qesharake.
“Dihet kush e ndane e kush e mbane bashke kete shtet”, shkruan Buzhala.

Policia e Tetovës: Fronti Europian ka dërguar më herët kërkesë për tubim në sheshin “Iliria” në Tetovë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se Fronti Europian më herët se VLEN ka dërguar kërkesë për mbajtjen e tubimit më 6 maj në Tetovë, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se kërkesa e VLEN është dërguar më 22 prill, ndërsa për këtë policia ka kontaktuar VLEN për caktim të takimit për koordinim, por që sipas SPB-Tetovë, nuk kanë marrë përgjigje.

“Lidhur me mbajtjen e tubimit parazgjedhor më datë 06.05.2024 në sheshin “Iliria” në Tetovë, është dërguar kërkesë deri në SPB Tetovë më 12.04.2024 nga Koalicioni “Fronti Evropian”, dhe më 22.04. 2024 është dërguar një kërkesë nga Koalicioni “Vlen”. Për shkak të pamundësisë së mbajtjes së të dyja ngjarjeve në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë, nga SPB Tetovë koalicionit “Vlen” i është dërguar një dokument me shkrim dhe janë tentuar që të caktohet një takim koordinues, por nuk kemi marrë përgjigje deri tani. Gjithashtu ju njoftojmë se në lidhje me rastin konkret po vepron Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nëse konstatohet sjellje e papërshtatshme do të njoftohet publiku”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

E thonë sërisht nga FE: Qeveria e re nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Evropian

Naim Bajrami nga Fronti Evropian tha sot se këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen evropiane të vendit.

Ai po ashtu tha se mbështetja që kanë nga partnerët evropianë është më e madhe se kurrë dhe ky është një moment dhe një mundësi që sipas tij, duhet ta shfrytëzojnë.

Bajrami gjithashtu theksoi se Qeveria e re nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Europian.

“Nuk guxojmë të ndalemi, aq më pak të kthehemi prapa. Ne dimë si ta përgatisim vendin tonë për BE-në duke i thënë “jo” Rusisë dhe “jo” forcave politike që përfaqësojnë mentalitetin e regresionit dhe izolimit të vendit tonë”, tha Naim Bajrami.

Në pyetjen lidhur me legjitimitetin e koalicioneve pas zgjedhjeve dhe deklaratës së liderit të VMRO-së Hristijan Mickoski se koalicioni i opozitës shqiptare “VLEN” është partneri i tyre i dëshiruar në koalicion, Bajrami tha se askush nuk mundet të kundërshtojnë legjitimitetin e një strukture të caktuar politike siç është Fronti Evropian.

“Pra, askush nuk mund të mohojë legjitimitetin e palës tjetër, duke kërkuar legjitimitet nga populli i tyre, të cilin ata e përfaqësojnë, sepse ne jemi një demokraci konsociacionale që paraqitemi si një demokraci konsensusi dhe kështu do të vazhdojmë të funksionojmë. Asnjë rrugë tjetër. Çdo aventurë e tillë politike do të jetë e rrezikshme për të ardhmen evropiane të këtij vendi dhe për të gjitha rrethanat politike që do të ndodhin pas 8 majit. Të jeni të sigurt se asnjë grup politik – pushtet nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Evropian, sepse deputetët e Frontit Evropian janë përfaqësuesit e vërtetë të popullit shqiptar, të popullit turk, të popullit boshnjak, të popullit rom dhe të gjithë kombësitë që përfaqësohen në këtë platformë, në këtë program zgjedhor Evropa 2023-2030”, tha Bajrami.

Abduli: KSHZ refuzoi ankesën tonë për parregullsi gjatë votimit në Likovë, vendimin do ta ankimojmë në Gjykatën Administrative

Avokati Abidin Abduli tha se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka refuzuar ankesën e VLEN për parregullsi gjatë në vendvotimin 1112/1 në Likovë. Abduli tha se vendimin e KSHZ-së VLEN do ta ankimojë në Gjykatën Administrative.

“Edhe pse anëtarët e KSHZ-së e vërtetuan këtë rrethanë, unë para pak minutash, pasi filloi ky press, e mora në formë elektronike vendimin e KSHZ-së, me çka refuzohet kërkesa jonë. Ne në afat ligjor prej 24 orëve do ta ankimojmë në Gjykatën Administrative këtë vendim”, tha Abidin Abduli, avokat i VLEN.

Ahmeti: Ne jemi për paqe, nuk duam ta kthejmë historinë e dhimbshme

Lideri i BDI-së dhe bartësi i listës zgjedhore për deputetë të “Frontit Evropian” në Njësinë e gjashtë zgjedhore, Ali Ahmeti, sonte në takim me banorët e Tearcës dhe të Zhelinës, tha se më 8 maj qytetarët do të zgjedhin mes integrimi dhe izolimi.

Ai theksoi se BDI është për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen në BE dhe tha se “historia e dhimbshme” duhet të mbetet në kujtesë.

Tani kemi dy filozofi, integrimin dhe izolimin, për këtë do të vendosin qytetarët në zgjedhjet e 8 majit. Ne jemi për paqen, jemi për stabilitetin, jemi për sigurinë maksimale, jemi për të ardhmen, nuk duam të rikthejmë historinë e dhimbshme, duhet ta kujtojmë, por të mos lejojmë të përsëritet, të ndërtojmë të ardhmen. E ardhmja jonë është në BE, e ardhmja jonë është zero probleme me fqinjët tanë, të punojmë siç kemi punuar deri tani, siç e zgjidhëm problemin me Greqinë dhe si rrjedhojë u bëmë anëtare e NATO-s, e cila siguroi një nivel shumë të lartë. siguri në vendin tonë. Siç kemi kontribuar për problemin me bullgarët”, tha Ahmeti.

Arbër Ademi: Nuk ka Qeveri pa ndryshimet kushtetuese

Më ClickPlus në TV21, Arbër Ademi nga Fronti Europian tha se nuk ka Qeveri pa ndryshimet kushtetuese dhe shtoi se Fronti atë që e thotë edhe e realizon.

“Ali Ahmeti në krye të Frontit Europian, bashkë me liderët e tjerë të Frontit Europian ka dëshmuar deri më sot, gjithë atë që e thotë e realizon… S’ka Qeveri pa ndryshimet kushtetuese”, tha Arbër Ademi.

KShZ dje vërtetoi atë që ne kishim vërejtur e denoncuar qysh në ditën e zgjedhjeve

Rijad Shaqiri nga koalicioni VLEN, ka deklaruar KSHZ e ka konfirmuar denoncimin e tyre për mbushjen e kutive dhe trenin bullgar në komunën e Likovës.

Për vendvotimin 1112/1 u vërtetua se edhe përkundër faktit që dy vota kanë munguar dhe kërkesës së komisionerit për prishjen e vendvotimit, nuk ishte aprovuar një gjë e tillë, anipse faktet ishin.

Akterit të këtij akti që cënoi rëndë demokracinë, shoferit të Sadulla Durakut, iu zunë fletvotime në xhep. Ato ishin fletvotimet që dje kur u hap kutia, u vëretua se mungonin në ditën e zgjedhjeve.

Ky nuk është vetëm një rast i izoluar në Likovë, anipse është tashmë i faktuar këtu. Ky në fakt është fenomeni dhe skema e BDI-së që kush e di në sa vendvotime është futur në funksion.

Reagimet në këtë drejtim të institucioneve që do duhej të përkujdeseshin për mbarëvajtjen e një procesi siç i ka hije në demokraci, kanë qenë inekzistente. Por, kur ke institucione të kapura nga krimi e kriminelët nuk ka se si të jetë ndryshe.

Ky rast në Likovë na tregon se është cenuar thellë demokracia dhe përmes këtyre metodave klandestine është dëmtuar thellë procesi zgjedhor duke u deformuar kështu vullneti qytetar, që qartazi ishte zë për ndryshim, zë për ndëshkim të keq qeverisjeve.

BDI ka humbur toruan. Nuk ka mjet që kursen për të arritur qëllimin që të qëndrojë në pushtet.

Por, unë nga këtu, fillimisht ju bëj thirrje organeve të rendit e të gjitha organizatave monitoruese të zgjedhjeve që të veprojnë, sa më parë e sa më shpejt. Mos veprimi në këtë rast është shkelje e rëndë e demokracisë në vend, është humbje e kuptimit të zgjedhjeve si proces i shenjtë në demokraci.

Demokracia është në rrëzik dhe kjo gjë është alarmante. BDI duhet ta dijë që ajo nuk mund ti mbivendoset vullnetit të popullit për ndryshim. Shteti nuk është pronë e ata nuk janë pronarët e tij. Ne nuk do të lejojmë një gjë të tillë. Ndërkaq organet kompetente është mirë të veprojmë, sepse ne jemi të vendosur që me çdo kusht të mbrojmë vullnetin e çdo qytetaritë shprehur në kutitë e votimit. Ne do ta mbrojmë votën me çdo çmim. Por organet e rendit duhet të ndalojnë ngjarje ku kriminelët do cenojnë sigurinë e secilit që përpiqet t’ua ndalë krimin e vjedhjen. Në të kundërtën ata do janë bashkëfajtor në çdo kaos e parregullësi.

Ndryshimi po vjen. Atë nuk mund ta ndalin. Do ta mbrojmë çdo votë, do ta mbrojmë vullnetin qytetar. Komisionerët e vëzhguesit janë gardianët e garanca për këtë. Ndërkaq ata që duhet të veprojnë, organet e rendit, le të mos jenë spektator, por le të bëjnë vetëm punën e tyre, le të ndalin kriminelët dhe hajninë e tyre që u bë në sytë e tyre dhe u vërtetua dje edhe në mënyrë faktike nga KSHZ.

Ju faleminderit!

Më poshte keni video pamjet:


Fetai: BDI ka dy halle te mëdha: Po u ikin partitë e vogla te VMRO, ndërsa pushtetarët e tyre po mendojnë se si do përballen me drejtësinë

Në emisionin debativ CLICK Plus, Arben Fetahi nga Aleanca për Shqiptarët, drejtuar funksionarëve të BDI-së Arbër Ademit dhe Kreshnik Bekteshit, deklaroi që këto të fundit kanë dy halle të mëdha momentalisht brenda partisë së tyre. Njëri është se partitë e vogla në koalicion kanë filluar të lobojnë me VMRO-në, e tjetri se me shkuarjen në opozitë të BDI-së, funksionarët e integristëve po mendojnë se si do të përballen me drejtësinë.

“Këto kalojnë prej te fshisa tek lisi. Këto bëjnë diversione të ndryshme për ti ik çështjes. E para është që këtyre koalicioni laraman që e kanë bë me parti që nuk e din se as vetë kush janë, as nuk kanë pasur raporte më herët, që shihet që ka qenë koalicion zori për të shpëtuar lëkurën e tyre. E keni hallin që ju kanë filluar të ikin. Qarkullojnë informata që dy parti janë paraqit VMRO-së, pra janë duke kaluar nga ana e fituesit. Kjo është halli parë, edhe halli dytë që e kanë e kanë hallin e drejtësisë. Këta 22 vjet kanë vjedh, kanë zhvatur këtë shtet dhe me ndërrimin e qeverisjes do të përballen me drejtësisë. I pamë lojërat se kush i vardiset Mickovskit, në këtë studio kryetari i tyre i lëshoi “foret” me keksa, e me “qumësht”, apo çka tha, që ishte e ulët. Pastaj, një ditë më vonë u tërhoq. Kur jemi tek kushtet ne tek kushtet jemi të qartë, prej tek fushata presidenciale, duke filluar nga 20%, gjë që të cilën Bujar Osmani deklaronte se nuk hiqet. Ne e kemi thënë vazhdimisht, edhe Arben Taravari në këtë studio, që ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën evropiane do të duhet të ndodhin, për këtë kemi plan të afatizuar, sepse prapa kësaj i kemi partnerët amerikan. Kushti i tretë është drejtësia dhe vetingu.”