Klubi i futbollit Kamjani më 6 korrik starton me përgatitje për sezonin e ri 2026/2027 në Ligën e dytë. Ekipi do të drejtohet me trajner të ri emiri i të cilit do të mësohet ditëve në vijim.
Debutuesi në Ligën e dytë të futbollit, KF Kamjani, zyrtarisht me 6 korrik starton me përgatitje për sezonin e ri 2026/2027.
KF Kamjani në Ligën e dytë do të drejtohet me trajner të ri, prezantimi i të cilit do të bëhet para fillimit të grumbullimit të pare të përgatitjeve, ku edhe do të mësohen emrat e komplet stafit teknik dhe përforcimeve.
Deri ditën e sotme KF Kamjani ka angazhuar Arsim Lamallarin, Indrit Sakipi, Albion Musliu, portierin Bujar Abazi , Amin Shaqiri, Ljupço Trpevski dhe Argjend Zilbeari, ndërsa prurja më e re është Arbin Kurti ish futbollist i Shkëndijës, Bylisit dhe Gjilanit.
Drejtuesit e klubit bëjnë me dije se deri ditën e hënë do të ketë edhe dy-tre prurje të reja.
Gjatë fazave përgatitore ekipi do të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese. Kampionati në Ligën e dytë starton më 15 gusht 2026, ndërsa në ndeshjen e parë Kamjani është mysafire e Pelisterit në Manastir.
Shaban Sinani – TV Koha







