Në Universitetin e Tetovës sot filloi turneun tradicional të volejbollit në plazh që tradicionalisht organizohet në shenjë të shënimit të 4 Korrikut Dita e Pavarësisë SHBA-ve, kësaj radhe marrin pjesë 13 ekipe nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut.
Me rastin e shënimit të 4 Korrikut – Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Universiteti i Tetovës organizon Turneun Ndërkombëtar të Volejbollit në Plazh.
Në këtë turnir tradicional marrin pjesë 13 ekipe nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Ukraina dhe ekipeve nga Maqedonia e Veriut.
Garat do të zhvillohen me sistemin e eliminimit ndërsa ndeshjet finale do të zhvillohen pikërisht më 4 Korrik, kur edhe do të shpallet ekipi fitues.
Hamza Veseli në cilësinë e përgjegjësit të këtij turneu për TV Koha tha se e veçanta e këtij turneu është pjesëmarrja e një ekipi nga Ukraina.
‘’Universiteti i Tetovës organizon Turneun ndërkombëtar për hir të SHBA-se, pavarësisë së saj. Ku si çdo vit ka organizuar këtë turne me data 2, 3 dhe 4 korrik. Edhe këtë vit ne jemi organizator të këtij turneu ku marrin pjesë ekipe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali Zi si dhe këtë vit një ekip nga Ukraina. Ndeshjet finale do të luhen nesër me fillim në ora 18:00 . Dhe besoj se do të shkoj gjithçka siç është e paraparë në mënyrë të duhur dhe me ndeshje të bukura’’ deklaroi Hamza Veseli
Organizatori për tre ekipet më të mira dhe volejbollistin më të mirë, do të ndajë shpërblime adekuate. Kupa dhe medaljet do t`i ndajnë drejtuesit Universitetit të Tetovës.
SHABAN SINANI – TV KOHA







