“Me miq e bashkëpunëtorë për kafe në Tiranën e bukur.
Fundjavë të mbarë, miq!” – ka shkruar në FB bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, duke publikuar edhe një fotografi ku shihet duke shijuar kafenë në një nga lokalet e Tiranës.
Në fotografi shihen zyrtarë të lartë të VLEN-it, Deputetët Adnan Azizi dhe Bekim Qoku, i nominuari për Ministër të Drejtësisë, Jeton Shasivari, Kryetarët e Komunave të Tearcës dhe Zhelinës, Daut Memishi dhe Blerim Sejdiu, Zv/Ministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, por edhe përfaqësues të PR-it të VLEN, Adnan Selmani dhe Fahri Hiseni.
Ndryshe, dje gjatë një prononcimi për mediat, kreu I VLEN-it, Bilall Kasami, paralajmëroi se do të shkojë në Tiranë për të shijuar një kafe duke përsëritur qëndrimin e Kryesisë së VLEN-it, se marrëdhëniet me Shqipërinë, komunikimi institucional dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk guxojnë të bëhen viktimë e interesave të ngushta partiake.
Reagimi i tij erdhi pas rastit në vendkalimin kufitar në Qafë Thanë ku disa zyrtarë të VLEN-it ishin ndaluar për të kaluar në Shqipëri.







