Të tjera lajme

Veturat që merren nga Merimanga do të dërgohen tek stacioni i autobusëve

  • Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit” në Tetovë informon qytetarët se nga sot veturat të cilat do të merren nga shërbimi i merimangës që parkohen gabimisht do të dërgohen në vendndodhja e re respektivisht tek hapësira përballë stacionit të autobusëve e jo tek Njësia e Zjarrfikësve.“Kjo është hapësirë e Komunës së Tetovës, gjegjësisht e ndërmarrjes e cila do ta lehtësojë dukshëm punën jo vetëm të këtij shërbimi, por edhe të Njësisë së Zjarrfikësve e cila tashmë ka një hapësirë më komode” njoftuan nga Komuna e Tetovës. Më tej u njoftua se komuna e Tetovës këtë hap e ka ndërmarr që ndërmarrjet të kenë hapësira të veta të veprimit dhe mos funksionojnë bashkë në hapësira të pamjaftueshme.“Po punojmë për çdo ditë që secila ndërmarrje publike të ketë mundësi dhe kushte që të ofrojë shërbime sa më cilësore dhe efikase për qytetarët” theksuan nga komuna e Tetovës.
    https://www.youtube.com/watch?v=QaHdC6xD97Y

Të fundit