Të tjera lajme

SKANDAL NË FUTBOLLIN E FEMRAVE – KF LUBOTENI BRAKTIS NDESHJEN!

Dy fitore të vendaseve  dhe  dy fitore të  ekipeve  mysafire me një ndeshje të ndërprerë  është  epilogu i ndeshjeve të javës së 17-të  në Ligën  e parë të  futbollit  të femrave. Në Strugë, KF Luboteni braktis ndeshjen, të pakënaqur me referimin e arbitrave.

Ndërpritet ndeshja e javës së 17-të në futbollin elitar të femrave mes ekipit të AS Unitet dhe Luboteni. Ndeshja e zhvilluar në Strugë është ndërprerë në minutën e 76-të kur rezultati ishte 0-0.

Në minutën e 73-të pas një goditje të lirë, ekipi mysafir shënoi gol, por referët e anulojnë për shkak të pozitës jashtë loje. Ishte ky goli I dytë I anuluar I futbollisteve nga Tetova.

I pakënaqur me vendimin e arbitrave përfaqësuesi i ekipit të Lubotenit Dragoljub Jovanovski, tërhoqi ekipin e tij nga fusha!

Treshja e referëve në këtë ndeshje ishin Vjollca Izeiri refere kryesore me ndihmësit Martin Petkovski  dhe Filip Ickovski

Klubi I femrave “Luboteni” pretendon se vendimet e referëve për ta dëmtuar klubin bëhen me qëllim që të favorizohet ekipi Skopje 2024. Ndryshe Luboteni viteve të fundit është pa konkurencë në futbollin e femrave në Maqedoninë e Veriut.

Për  epilogun e  kësaj ndeshje do të vendosin organet kompetente të FFM-së.

 Shaban Sinani  – TV Koha

Të fundit