Të tjera lajme

PËRFUNDON OPERACIONI: NGA VATRAT E KRIZËS EVAKUOHEN 605 SHTETAS TË RMV-së!

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se ka përfunduar tërësisht evakuimi i të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut që ishin paraqitur nga vendet e prekura në Lindjen e Mesme, të cilët kishin shprehur gatishmëri për t’u kthyer në vend.

Me fluturimin e fundit, të pestë, që ateroi dje në Aeroportin e Shkupit, janë evakuuar gjithsej 147 persona, prej të cilëve 119 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 28 shtetas të huaj.

Bëhet fjalë për fluturime të organizuara charter, ku të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga shteti.

Me këtë, numri i përgjithshëm i shtetasve të evakuuar të Maqedonisë së Veriut ka arritur në 605, duke përmbyllur kështu procesin e kthimit të të gjithë qytetarëve që kishin kërkuar evakuim.

Nga Ministria theksojnë se me këtë aksion shteti ka treguar reagim në kohë në kushte krize, duke siguruar mbrojtje për qytetarët e vet, por edhe solidaritet ndaj shtetasve të huaj nga rajoni dhe më gjerë.

Ministria nënvizon se siguria e qytetarëve mbetet prioriteti më i lartë, ndërsa linja telefonike SOS dhe kontaktet e përfaqësive diplomatike-konsullore vazhdojnë të jenë aktive dhe të qasshme.

Të fundit