Po rriten çmimet e naftës në bursat botërore. Pritet që të hënën kjo të reflektohet edhe në cmimin e karburanteve në vendin tonë. Qeveria po ndjek situatën dhe nesër në mesditë pritet të prezantohen masat e jashtëzakonshme kundër çmimit të lartë të karburantit.
Nesër në mesditë, Qeveria pritet të miratojë masa të jashtëzakonshme kundër çmimeve të larta të karburanteve,merr vesh Tv Koha.
Sipas njoftimeve, Qeveria po ndjek situatën me cmimet në bursat botërore që po rriten gjithnjë e më tepër.
Të vetëdijshëm se kjo do të reflektohet në vendimin e ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Qeveria paralajmëron intervenime për të amortizuar “shokun” e çmimeve.
Deri në këto momente nuk ka informacione për masat e planifikuara, por burime qeveritare tashmë kishin paralajmëruar se po mendohet për modelin e uljes së TVSH-së për karburantet nga 18 në 10%.
Për momentin dizeli kushton 92 denarë kurse benzina 86.5 denarë.
Pas një marrëveshje të Qeverisë me një nga furnizuesit më të mëdhenj – OKTA, cmimet u ulën për 2 denarë për litër dhe për këtë shkak në pjesën më të madhe të pikave të karburantit cmimi është 90 denarë për dizelin dhe 84.5 për benzinën.







