18/06/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksident në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohen tre persona

Dje (10.08.2023) në ora 09.05 në rrugën rajonale Kryqëzimi i Mavrovës-Dibër, në vendin e quajtur “Uji i varur”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “dacia” me targa të Serbisë, drejtuar nga V.I.(37) nga Serbia dhe veturës “Mercedes” me targa të Shkupit, drejtuar nga S.A.(43) nga Shkupi.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë të dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa pasagjeri nga automjeti “Mercedes”, B.M. nga Shkupi, ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Emergjente–Gostivar.

Me autorizim të Prokurorit publik, ekipi i DPB-së Gostivar ka kryer kontroll në vend e aksidentit.

Të fundit