18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga Suedia në Shkup për ta takuar Albin Kurtin! Qytetarja: Dua një Albin edhe në Maqedoni!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të qëndrojë për vizitë në Shkup e Tetovë, ku do të realizojë takim me përfaqësuesit e Komunës së Tetovës dhe Çairit.

Për ta pritur kryeministrin Kurti qytetarët kanë nis të tubohen para Memorialit të UÇK-së, tek Shqiponja në Komunën e Çairit ku është paraparë të inaugurohet një rrugë me emrin e veprimtarit Adem Demaçi.

Gazeta LAJM, ka intervistuar një qytetare e cila tha se ka ardhur nga Suedia në Shkup për ta takuar kryeministrin Kurti.

“Politikan si Albin Kurti lindin në 100 vjet. Gjithë familja mbështesim politikat e Albin Kurtit. Do të doja që të ketë politikan të tillë edhe në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët akoma diskriminohen”, tha mes tjerash kjo qytetare.

Pas përfundimit të vizitës në Shkup, Kurti do të qendrojë në Tetovë, ku do të pritet nga kryetari i komunës Bilall Kasami./Gazeta LAJM

Të fundit