22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksion i madh kundër prerjeve ilegale të druve, arrestohen 9 persona nga Breza dhe një nga Haraçina

Policia në bashkëpunim me policinë e pyjeve ka arrestuar 10 persona për prerje ilegale të druve, përcjell TV21. Të njëjtit janë kapur duke prerë dru pa dokumentacion përkatësisht në vendin e quajtur “Ramno”, ku janë gjetur edhe 400 metër kub.

“Nga liria janë privuar S.A.(28), R.A.(22), XH.A.(24), E.A.(37), B.S.(39), D.A.(51), Q.A.(53), S.A.(47), XH.S.(34), të gjithë nga fshati Brezë dhe B.M.(27) nga fshati Haraçinë, Shkup. Personat janë kapur duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, ku janë gjetur rreth 400 metër kub dru zjarri të prera. Në vendngjarje janë gjetur katër kamionë të ngarkuar me dru zjarri, një automjet pasagjerësh, tre sharra elektrike me motor dhe sende të tjera që përdoreshin për prerjen e druve. Automjetet, drutë dhe sendet e tjera janë marrë për procedim të mëtejshëm, ndërsa personat janë ndaluar në stacion dhe me ta është realizuar bisedë zyrtare”, thonë nga MPB./tv21.tv

Të fundit