25/06/2024
23.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Autostrada Kërçovë-Ohër ende askund, punimet ndërtimore me hapa breshke

“Nëse gati një muaj më parë në të njëjtin lokalitet, në prani të makinerive dhe punëtorëve të shumtë ndërtimor, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Agjencisë së rrugëve shtetërore, Ejup Rustemi, paralajmëruan ekspansion ndërtimor në autostradës Ohër-Kërçovë, sot në të njëjtin vend nuk ka asnjë makineri, e numri i punëtorëve është shumë i vogël”, raporton Miki Trajkovski-gazetar.

Në këtë aks janë asfaltuar mezi dy deri në tre kilometra. Ndonëse gjatë vizitës së rrugës, funksionarët paralajmëronin se korsia e djathtë nga Trebenishta deri në Ohër do të përfundojë dhe vihet në përdorim deri në fillim të gushtit, ndërsa korsia e majtë deri në fund të vitit, sipas dinamikës së punës, kjo është e vështirë të realizohet. Ja çfarë tha muajin e kaluar drejtori Rustemi.

YouTube video
Por në teren, fotografia është krejt ndryshe. Jo vetëm që nuk punohet me ritmet e paralajmëruara në të gjithë aksin, por punëtorët dhe ndonjë makineri ka vetëm në pjesë të caktuara të rrugës. Qytetarët janë të zhgënjyer. Shprehen se politikanët erdhën, bënë foto dhe u larguan, ndërsa puna mbeti e papërfunduar.

“Nuk ka asgjë. Ja, janë duke prekur diçka këtu. E kanë huqur urën dhe tani po gërmojnë 50 centimetra, e kanë ngritur më shumë sesa duhet. Mendoj se nuk ka gjasa as që ta bashkojmë, jo deri në gusht, siç thanë, por edhe deri në Vitin e Ri dhe pas Vitit të Ri”, u shpreh një qytetar.

“Veturat i kemi bërë lecka. Kush na pyet për këtë, kjo bie në xhepin tonë”, tha një tjetër qytetar.

Alsat pyeti në Agjencinë e rrugëve shtetërore të cilën e drejton Rustemi. Deri kur do të jetë gati ky aks dhe pse ka sërish ngecje? Nuk morëm përgjigje. Muajin e kaluar, ministri Boçvarski pohonte se në të gjithë aksin e autostradës ka 280 makina ndërtimore dhe madje 700 punëtorë. Pushteti premton se e gjithë autostrada do të jetë gati deri në fund të vitit 2023, ndonëse duhet të ishte gati që në vitin 2018./Alsat.mk Gazetar: Miki Trajkovski

Të fundit