Karateisti më mire shqiptar në dy dekadat e fundit në Maqedoni dhe jo vetëm Berat Jakupi në një ceremoni lamtumirës zyrtarisht përfundoi karrierën e tij të bujshme në sportin e karatesë. Ai premtoi se do vazhdon të përballet me sfida tjera
Në një ceremoni të organizuar në Gostivar, karateisti Berat Jakupi përfundimisht i tha lamtumirë karrierës aktive. Të pranishëm në këtë ceremoni të përmbylljes as karrierës në hapësirat e Shtëpisë kulturës në Gostivar ishin përfaqësues të Komitetit Olimpik të Maqedonisë Veriut, përfaqësues të komitetit Olimpik të Kosovës, përfaqësues të Federatave nga Maqedonia dhe Kosovës, dhe shumë emra të njohur të sportit,politikë kulturës dhe përfaqësues të medies di dhe familjar të tij. Me këtë rast me të pranishmit ndau emocionet e viteve të karrierës, duke shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe kanë kontribuar në rrugëtimin e tij sportiv.
Berat Jakupi me këtë sport filloi të merret që në moshë të re dhe ndër vite përfaqësoi vendin në shumë gara evropiane e botërore, duke fituar medalje të ndryshme. Ai ka qenë kampion Europian, Mesdhetar, Mbarëkombëtar si dhe medalist Botëror. I emocionuar karateisti Berat Jakupi para të pranishmëve ai falënderoi të gjitha ata që e kanë përkrahur ndër vite me theks të veçantë familjen e tij por edhe trajnerin Arlind Huseini dhe gjithë të tjerët
‘’Sonte është nata më emocionale e jetës time sportive , sonte nuk m përmbyllet vetëm një karrierë por përmbyllet një kapitull i shpirtit tim. Një rrugë që fillon para shumë vitesh kur një djalë i vogël muga Gostivari filloi të ëndërronte për karatenë . Rruga ishte e gjatë e gjatë, ishte e bukur, ishte e vështirë dhe asnjëherë nuk ka qenë e vetmuar. Rrugëtimit tim sportiv e nisi një moment që nuk e harroj kur . Ishte viti 2000 në Ohër me një seminar të organizuar nga prof. Besnik Murati , Ai së bashku me kampionin e botës ishullin tim të fëmijërisë Enver Idrizi ishin dy njerëzit që ndezën shkëndijën e parë. Enver Idrizi ishte njeriu që unë e shikoja si shembull absolut dhe ai ishte njeriu që më veshi për herë të parë kimonet e bardha. Aty filloi gjithçka. Por rruga ime si sportist nuk do të kishte marrë formë pa njeriun që më mësoi hapin e parë të vërtetë të karatesë trajneri im Arlind Huseini’’ tha pos tjerash Berat Jakupi
Për figurën e yllit të karatesë folën e dhe trajneri i tij Arlind Huseini, legjenda e karatesë shqiptare Enver Idrizi dhe kryetari Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi dhe të tjerë
“ Sot kemi nderin të flasim për një njeri një ndër sportistëve më mëdhenj që vendi ynë ka nxjerr ndonjë herë, ai është Berat Jakupi. Karriera e tij , Është një moment i përkushtimit, disiplinës dhe rezultateve të jashtëzakonshme. Një histori që do të mbetet e gdhendur në kujtesën sportit në vendin tonë “ deklaroi Arlind Huseni
“ Sonte me zemër të qetë e mora këtë ftesë prej kampionit madh këtu me respektua, se Gostivari e ka një shpirt të madh dhe një mikpritje të madhe . Besoj që sonte Gostivari është nga ndriçon me një yll siç është Berati dhe besoj se tutje edhe më shumë ka me ndriçua se është një sportist ndër karateiste më të mirë i gjitha kohërave shqiptar“ tha në fjalën e tij Enver Idrizi
“Për Beratin me fol duhet shumë kohë. Unë e kam përcjell Berati nuk është vetëm talent, talentin e ka patjetër por një punëtor i madh. Një punëtor[ë një djalë që e donë sportin, e donë karatenë, e ka dashtë, ka dash gjithmonë fitoren e ka kërkuar fitoren. Trim Ii guximshëm” tha kryetari KOK, Ismet Krasniqi
Berat Jakupi me medalje nderoi personat të cilët e kanë përkrahur gjatë . ndërsa me mirënjohje nderoi edhe mediumet në mesin e të cilëve edhe Televizionin Koha si dhe autorët e librit “Të Jesh i Pari” Sadije Alitin dhe Shaban Sinani
‘’Kam nderin t’ju njoftoj se jam ndër gazetarët i cili nga viti 2021. Ku i ka bërë hapat e para Berati kam filluar të shkruaj në Gazetën Fakti dhe kemi arritur deri në emisionin e fundit ql ia kam para disa muajve Me Legjendat e sportit. Pra Berati është një legjendë e vërtet. Berati shpesh e përmendi fjalën ‘’Të jesh i pari’’ pikërisht unë dhe kolegia Sadije Aliti kemi botuar librin ‘’Të jesh i pari’’ pikërisht për Berat Jakupin dhe trajnerin e tij Arlind Huseini’ për të gjitha sukseset që kanë arritur gjatë karrierës së tyre’ tha gazetari Shaban Sinani









