Në turneun festiv të shahut që u mbajt në Gradec, fitues doli Faredin Osmani nga Likova para Ramiz Demës nga Shkupi dhe Elvis Kola nga Shqipëria. Organizatori klubi i shahut “SHAH MAT “ nga Gradeci për fituesit ndau shpërblime adekuate.
Në organizim të klubit të shahut “SHAH MAT” që drejtohet nga mjeshtri i lojës së shahut Aziz Mamuti, dhe me përkrahjen e donatorëve, dje në fshatin Gradec për të katërtën herë me radhë u mbajt një turnir Festivë me rastin e festave të nëntorit. Të pranishëm në këtë turnir ishin 34 shahistë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Turniri u zhvillua me sistemin zviceran me 11 xhiro nga 3 minuta plus 2 sekonda ndërsa e referoi Agim Shemshiu nga Kumanova i cili njëherit është edhe nën kryetar i Federatës së Shahut të Maqedonisë së Veriut .
Për qëllimin e këtij turniri festiv të shahut, kryetari i klubit Aziz Mamuti në cilësinë e organizatorit për TV koha deklaroi
““Qëllimi i organizimit është për nder të festave të nëntorit. Marrin pjesë 40 lojtar, prej Kumanove deri në Strugë, lojtarët më të mirë. Ne kemi përgatitur disa mirënjohje, disa Kupa, dhe një drekë solemne për të gjithë shahistët dhe mysafirët. Sistemi i lojës do të jetë zviceran, janë të parapara 11 xhiro, 3 minuta +2 sekonda për lëvizje. Është viti i 4 me radhë që mbahet ky turnir.”” Deklaroi Aziz Mamuti organizator
Fitues i këtij turneu festivë doli Faredin Osmani nga Likova me 9 pikë, vendi i dytë i takoi shahistit Ramiz Dema nga Shkupi 8,5pikë , aq sa kishte edhe Elvisa Kola që doli i treti Elvis Kola nga Shqipëria. Organizatori për tre vendet e para ndau Kupa dhe Mirënjohje, ndërsa pas përfundimit të turnirit shtroi drek të përbashkët për të gjithë të pranishmit.








