19/07/2024
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Detaje të reja: Sulmuesi Urosh B. (21) filloi fushatën e përgjakshme në një vend pikniku dhe fshatra ku viktimat ishin të moshës 15 deri në 25 vjeç

Sulmuesi Urosh B. (21), i cili mbrëmë në afërsi të Mlladenovcit në Serbi, vrau tetë dhe plagosi 14 persona, është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi kishte ikur nga policia për më shumë se tetë orë.

Pjesëtarët e MPB-së pas një kontrolli të gjerë kanë arrestuar UB (2002) në lagjen Groshnicë, në afërsi të Kragujevcit”, thuhet në MPB. “Ai dyshohet se mbrëmë ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 14 me armë zjarri. Policia po vijon punën për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha MPB.

Uroshi filloi fushatën e përgjakshme në një vend kur doli nga makina dhe qëlloi mbi një grup njerëzish që ishin ulur rreth zjarrit në një piknik, shkruan Blitz. Më pas ai ka arritur në një pozicion disa kilometra më larg dhe ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar katër persona që po riparonin gardhin në oborr.

Më pas ai u kthye në makinë dhe u nis drejt qendrës së fshatit Dubonë dhe qëlloi përsëri, duke vrarë dy persona – një oficer policie jashtë detyrës dhe motrën e tij. Më pas vrasësi u arratis dhe kërkimi i madh për të zgjati gjithë natën.

Një sasi e madhe armësh dhe municioni është gjetur në shtëpinë verore të përdorur nga vrasësi, dhe gjithçka është konfiskuar, raporton Blitz.

Në Dubonë, afër Mlladenovcit, është vrarë polici M.P. (22) dhe motra e tij K.P. (19) dhe D.T. (25) M.M. kanë vdekur në një lagje tjetër të Smederevës. (18), N.S. (21), L.M. (20), N.M. (15) dhe A.M. (18).

Të fundit