13/07/2024
31.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria vendos! Pr/ligjet për Korridorin 8 dhe 10D do të dorëzohen në Kuvend me flamur europian

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot bëri të ditur se Qeveria ka vendosur që pr/ligjet për Korridorin 8 dhe 10D të propozohen me flamur europian. Grubi tha se kjo vjen pasi deputetët e pozitës pa arsye po bllokojnë realizimin e autostradave dhe po i lënë peng paratë qytetarëve.

“Qeveria në seancën e sotme ka miratuar 5 propozim ligje që do t’i dorëzojë deri te deputetët. Duke marrë parasysh faktin se BE-ja e ka shtuar në hartën e korridoreve europiane edhe Korridorin 8, si dhe rëndësinë e gjeostrategjik, bashkë me Korridorin 10D dhe se për këto ligje tash më një kohë të gjatë në publikun tonë ka debat, në Kuvend, Qeveri dhe në mediume, kemi vendosur që ligjet të propozohen me flamur europian”, tha mes tjerash Grubi.

Të fundit