01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dita e Alfabetit Shqip – 115 vjet nga Kongresi i Manastirit

Në Manastirin kozmopolit, në vitin 1908, me ftesë të kryesisë së klubit “Bashkimi”, në qytetin poshtë Pelisterit u mbajt Kongresi i Manastirit, tubim intelektualësh për krijimin e një alfabeti unik të shqipes.

Në dokumentet që ruhen në IK Muzeun  e alfabetit shqip-Manastir, shkruhet – në kongres ftohen të marrin pjesë të gjithë shqiptarët, gegët e toskët, si dhe të huajt e sidomos filologët, të cilët janë të interesuar për këtë çështje.

Në periudhën nga 14 deri më 22 nëntor 1908, në Kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, përfaqësues të 26 qyteteve dhe shoqërive të ndryshme shqiptare dhe ditën e fundit të punës, Komisioni i Alfabetit, anëtarë të të cilit ishin At. Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci , Mitat bej Frashëri, Shahin bej Kolonja, Dimitri Buda, Dom Ndre Mjeda, Gjergj. K. Qiriazi, Bajram Fehmi Topuli, Nuzhet Vrioni dhe Gligor M. Cilka merr një vendim historik.

Vendimi i Kongresit të Manastirit për alfabetin u shpall në seancë të hapur me Vendimin e paraqitur publikisht për krijimin e alfabetit të shqipes, të nënshkruar nga të gjithë delegatët e pranishëm në Kongresin e Manastirit.

Kongresi i njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe, i mbajtur në Manastir, në vitin 1908, është një nga ngjarjet më domethënëse në historinë e kulturës dhe të popullit shqiptar në tërësi, dhe që nga viti 2007, sipas ligjit në ditët e festave në Republikën e Maqedonisë, 22 Nëntori festohet si festë kombëtare – Dita e Alfabetit të shqipes.

Të fundit