18/06/2024
27.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Edhe Visar Ganiu si Bilall Kasami thirrt në stacion policor

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu u thirr pas mesdite në stacionin policor të Bit Pazarit për të dhënë deklaratën e tij pas thirrjes nga autoritetet për atë që në opinion u quajt ikonografi e Shqipërisë së Madhe. Një thirrje të ngjashme mori edhe kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili nuk u paraqit në polici, por siç mëson Alsat inspektorët kanë përgatitur procesverbalet përkatëse.

Ganiu dhe Kasami thirren në polici vetëm 5 ditë pas koncertit në Tetovë, ku në mesin e pjesëmarrësve valvitej banderola Autoktonus. Kjo në opinionin maqedonas shkaktoi reagime të shumta, madje u cilësua si provokim i organizatorëve të pritjes së Kurtit, kreut të Tetovës Bilall Kasami dhe kreut të Çairit Visar Ganiu. Një ditë më parë Ganiu dhe Kasami thanë se gjithçka rreth organizimit të pritjes së kryeministrit të Kosovës ishte ligjore. /alsat.mk

Të fundit