Të tjera lajme

FITËR-BAJRAMI: MESAZHE PAQEJE – TË NDALET LUFTA NË LINDJEN E MESME!

Në ditën e parë të Fitër – Bajramit, që nga mëngjesi, të gjitha rrugët çonin drejt xhamive.

Tv Koha vizitoi xhamitë në rajonin e Tetovës. Faltoret ishin përplot me besimtarë, madje namazi është falë edhe në ambiente të jashtme.

Nëpër të gjitha derset, ligjëratët fetare, lutjet, ka dominuar mesazhi për paqe në botë. Situata në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimi i konfliktit në gjirin persik, duket se po shqetëson besimtarët andaj mesazhet e paqës kanë qenë kryefjala në rritet fetare të Bajramit.

E njëjta situatë ka dominuar edhe në Xhamitë e Shkupit. Edhe atje xhamitë kanë qenë të vogla për të pranuar besimtarët, kurse mesazhit e paqës kanë jehuar nga cdo xhami.

Në Tetovë, ka vazhduar tradita e vizitës së varrezave. Besimtarët kanë bërë dua dhe lutje për më të dashurit e tyre që prehen në këto varreza.

Në Tiranë, mijëra besimtarë mbushën sheshin “Skënderbej” për të marrë pjesë në faljen e namazit të Fitër Bajramit, në një atmosferë lutjeje e bashkimi.

Mesazhin e tij në ditën më të rëndësishme të kalendarit islam, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, e adresoi te situata e tensionuar në Lindjen e Mesme. “I lutemi Zotit që në çdo konflikt të sjellë paqe dhe mirësi mes tyre. Lufta nuk është e dëshiruar nga askush dhe ne dëshirojmë që sa më shpejt të përfundojë ajo dhe familjet të gëzojnë sërish” – u than ë lutjet e Bajramit në Tiranë.

 Derisa miliona besimtarë myslimanë anembanë botës kremtojnë Fitër Bajramin, në Lindjen e Mesme nuk ka festë, por vetëm përjetime ankthi. Ky 20 mars e gjen rajonin në mesin e një konflikti që ka nisur më 28 shkurt, ku sulmet ajrore dhe raketore mes Izraelit, SHBA-ve dhe Iranit nuk kanë kursyer as ditët e shenjta.

Të fundit