07/05/2024
12.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjithnjë dhe më pak pacientë, spitalet mbyllin një pjesë e kapaciteteve

Në spitalet e Maqedonisë së Veriut, janë duke u mjekuar gjithsej 379 pacientë nga Covid-19, ndërsa ka rreth 614 shtretër spitalor të lirë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në qendra Covid në vend është raportuar se mjekohen 237 pacientë, ku:
– 26 janë në Manastir,
– 28 në Shtip,
– 4 në Tetovë,
– 24 në Veles,
– 43 në Kumanovë,
– 29 në Ohër,
– 16 në Prilep,
– 7 në Gostivar,
– 20 në Strugë,
– 14 në Strumicë,
– 7 në Koçan,
– 9 në Kërçovë dhe
– 3 në Gjevgjeli.

Nga Ministria e Shëndetësisë, njoftojnë se për shkak të uljes së numrit të pacientëve, “spitalet kanë mbyllur një pjesë të kapaciteteve të destinuara për pacientë me Covid”./TV21

Të fundit