07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hapen e-mail adresa dhe numra të telefonit për denoncim të mosrespektimit të masave kundër Kovid-19

Qeveria dhe Këshilli inspektues apelojnë te qytetarët t’i denoncojnë parregullsitë dhe mosrespektimin e masave qeveritare dhe rekomandimeve për parandalim të përhapjes së Kovid-19.

Për atë qëllim janë hapur e-mail adresa të reja dhe në funksion janë vënë linja telefonike falas. Qytetarët munden parregullsitë t’i denoncojnë në numrat dhe e-mailat në vijim:

– Inspektorati Shtetëror i Punës [email protected] 151 31

– Inspektorati Shtetëror i Tregut [email protected] 191

– Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor [email protected] 0800 255 55

– Agjencia për Ushqim dhe Veterinari [email protected] 0800 3 2222

– Inspektorati Shtetëror për Transport [email protected]

– Agjencia për Ilaçe dhe Mjete Mjekësore [email protected]

Nga Qeveria sot informuan se shërbimet inspektuese me të gjitha kapacitetet e tyre vazhdojnë në mënyrë intensive të punojnë në terren.

“Pa përjashtim secili që nuk do t’u bashkangjitet masave të Qeverisë do të sanksionohet. Këto masa janë sjellur në interes të shëndetit të qytetarëve dhe të shëndetit publik dhe duhet të respektohen. Bëjmë thirrje në përgjegjësi nga secili person juridik, nga ç’do individ në shoqërinë tonë. Shëndeti publik varet nga të gjithë ne”, thuhet në kumtesën qeveritare. sa/

Të fundit