19/06/2024
29.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hospitalizohet pacient nga Velesi, rasti i tretë i etheve hemoragjike “Kongo Krime”

Një 42-vjeçar nga Velesi ka rezultuar pozitiv me ethet hemorragjike Kongo Krime, konfirmoi Instituti i Shëndetit Publik, shkruna TV21. Pacienti aktualisht është i shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup dhe është në gjendje të përgjithshme stabile.

Sipas informacioneve, pacienti ka pasur temperaturë të ngritur deri në 38 gradë, dhimbje koke, dhimbje trupi, lodhshmëri dhe djersitje dhe fillimisht është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles. Sa i përket punonjëses së Klinikës Infektive, e infektuar paraprakisht, është në gjendje stabile, shërimi është në vazhdim dhe mjekët nuk presin më komplikime. Pacienti i ri i dyshuar në klinikën u soll të shtunën në mbrëmje.

Ai ka marrë terapinë e nevojshme, aktualisht gjendja e tij është stabile, por është duke u monitoruar me kujdes. Sipas informacioneve fillestare, pacienti nga Velesi me shumë gjasa është infektuar nga pickimi i rriqrës gjatë peshkimit.

“Pra, Ethet Kongo Krime transmetohet nga rriqëri. Kjo është një gjë. Ethet Kongo Krime mund të transmetohet edhe nga konsumimi i qumështit të papërshtatshëm ose të patrajtuar, mishit, kafshëve të infektuara. Më së shpeshti transmetohet te njerëzit që janë në rrezik sipas profesionit. Punonjësit e shëndetësisë, blegtorët, peshkatarët, gjuetarët, me pickime të drejtpërdrejta nga insektet. Ata që therin dhe përpunojnë produktet e mishit, eventualisht nga kafshë të infektuara”, pohoi Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Të fundit