Klubi i atletikës i themeluar vetë para pesë viteve në garat e sezonit 2026 është duke shënuar rezultate shumë të mira falë punës së palodhshme të trajnerit Ibraim Xhemalin përkundër kushteve mjaft modeste. Në kategorinë e pionierëve janë shpallur kampion shtetërorë
Sezoni i garave të atletikës që organizohen nga Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut zyrtarisht ka filluar në prill me hapjen e sezonit dhe deri më tani janë zhvilluar disa gara të vlefshme për renditjen e klubeve në të gjitha kategoritë për djem dhe vajza . Në mesin e ekipeve pjesëmarrës në garat e parapara për vitin 2026 me ekip të kompletuar ka marrë pjesë edhe klubi i atletikës Kamjani që drejtohet nga ish atleti Ibraim Xhenailin vazhdon punën me seriozitetin e nivelit të lartë bazuar na cilësinë dhe talentin e atletëve të rinj. Ibraim Xhemaili për TV Koha thotë se është i kënaqur me të arriturat e deritanishme falë edhe përgatitjeve gjatë sezonit dimëror dhe cilësinë e disa atletëve për çka ekip ka një të ardhme të ndritshme
IBRAIM XHEMAILI – Trajner
‘’Do të veçoja Arti Xheladinin i cili është një kampion shumë i mirë , është mjaftë i shpejt ka rezultate personale edhe pse është vetëm 14 vjeçar, vrapon nën 12 sekonda në 100 metërshin. Kryesisht ai edhe në garat dimërore në Beogradi i fitoi vendet e para në 200 m, dhe në 60 m , dy garat radhazi dhe është një talent shumë i mirë , është punëtorë dhe vazhdojmë të punojmë me te. Kemi edhe Diar Xhemailin i cili është mjaftë punëtorë, ka rezultate mjaft të mira në 300 dhe 800 metra sepse është atlet i shtigjeve të mesme . Mirëpo tani po punojmë pak në shpejtësi deri sa janë pak më të vegjël . I kemi edhe vajzat mjaft të mira, një grup vajzash 2012 – 2013 të lindura. Te pionieret janë mjaftë të mira dhe janë fituese të garave te pionierët që u mbajtën para disa ditë dhe janë kampione shtetërore’’ deklaroi trajneri Ibraom Xhemaili
Klubi atletikës Kamjani në radhët e veta ka një numër të konsiderueshëm të garuesve por me cilësi dhe rezultate veçohen Arti Xhemaili dhe Ilijana Sallai
ARTI XHEMAILI – Atlet
‘’Në këtë sezon kemi arrititur shumë me trajnerin Ibraim Xhemaili. Domethënë kemi stërvitur shumë, kemi ardhur çdo ditë në stërvitje kemi qenë të disiplinuar. Dhe unë jam shumë i kënaqur me rezultatet sidomos në 100 dhe 300 metra ku kam thyer rekorde prej në 40 në 38 sekonda edhe 100-shin e kam bërë 11 sekonda e 93 të qindtat. Domethënë jam shumë i kënaqur me rezultatin tim’’ deklaroi atleti Arti Xhemaili
ILIJANA SALLAI – Atlete
‘’Jam shumë e kënaqur me rezultate që kam arritur, Unë jam sprintere vrapoj në disiplina 60 m, 100, 200 dhe 300 metra. Në 300 metra kam rezultat shumë të mirë dhe jam shumë e kënaqur edhe rezultatin në 100 metra’’ deklaroi atletja Ilijana Sallai
Garat në organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut vazhdojnë edhe këtë fund javë me kampionatin shtetëror për të rinjë që do të mbahet në Shkup







