19/05/2024
19.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kobi Brajant nuk vdiq me faj të pilotit, pretendojnë avokatët

Avokatët e pilotit të ndjerë, Ara Zobaian pretendojnë se ai nuk është fajtor për aksidentin e helikopterit, në të cilin kanë humbur jetën nëntë persona, midis të cilëve edhe Kobi Brajant, njoftoi Si-En-En.

“Në dokumentin e gjykatës thuhet se të gjitha dëmtimet dhe dëmet e shkaktuara nga rrëzimi i helikopterit janë shkaktuar nga pakujdesia dhe faji i pasagjerëve, që ishin në dijeni për rrezikun”, deklaroi vëllai i pilotit të akuzuar, Berg.

“Pakujdesia e pasagjerëve është faktori që ka kontribuar më së shumti për dëmet dhe lëndimet e njerëzve në helikopter pas rrëzimit të tij, për të cilin i pandehuri nuk është përgjegjës”, theksohet në dokumentin.

Dokumenti është përgjigje e padisë së paraqitur nga gruaja e Brajantit, Vanesa, që avokatja e saj e parashtroi më 24 shkurt, një ditë pasi u mbajt shërbimi përkujtimor për basketbollistin e famshëm dhe vajzën e tij, Xhiana.

Vanesa për vdekjen e burrit dhe vajzës së saj, si dhe pasagjerëve tjerë, e akuzoi kompaninë në pronësi të së cilës është helikopteri dhe piloti që e drejtoi atë.

Avokatët e të pandehurit theksuan se ai nuk kishte asnjë ndikim ose të drejtë të ndikojë në sjelljen e pasagjerëve dhe kërkuan që akuzat të hidhen poshtë.

Në paditë e përfaqësuesve të udhëtarëve të tjerë që humbën jetën në aksident, kompania fajësohet, por jo edhe piloti.

Data për gjykimin tjetër nuk është caktuar ende. ls/bsh/

Të fundit