27/05/2024
13.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

PTHP Shkup: Autobusi i “Durmo Turs” nuk ishte kontrolluar teknikisht sipas procedurave të parapara

Kontrolli teknik i autobusit të kompanisë “Durmo Turs”, i cili ishte pjesë e aksidentit të madh në afërsi të fshatit Llaskarcë, nuk ishte bërë sipas procedurave standarde.

Këtë qëndrim në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Llaskarca”, e dha prokurori Darko Jakimovski, i cili theksoi se autobusi më 2 korrik të vitit 2018 hyn në kontrollin teknik në orën 14:16 minuta dhe del në orën 14:18 minuta.

“Gjatë kontrollit teknik të këtij autobusi mund të shihet se nuk ka asnjë kontrollues në kanalin e punës. Gjithashtu mund të shihet se autobusi nuk i ishte nënshtruar sistemit të dridhjes i cili është një metodologji e cila zbatohet te automjetet tjera. Për ilustrim mund të shihet kontrolli teknik i një automjeti “Pezho”. Në këtë rast shihet se kontrollori bën pjesë në kanalin e punës me bateri. Njëherësh ky automjet testohet edhe në sistemin e dridhjes”, theksoi prokurori Jakimovski.

Mbrojtja e të akuzuarve kundërshtoi këtë provë materiale të prokurorisë, dhe të njëjtën e vlerësoi si irrelevant.

Koment të tij për këtë dëshmi dha edhe i akuzuari Bovarovski, i cili shihet në videomaterialin se si lëviz rreth autobusit. Ai theksoi se në këtë rast bëhet fjalë për kontroll të jashtëzakonshëm teknik të automjetit të dedikuar për transport publik dhe i njëjti kishte ndaluar të vlejë kur realizohet kontrolli i rregullt teknik për regjistrim (18 dhjetor 2018).

“Kontrolli teknik fillon prej orës 14:12 minuta. Në incizimin mund të shihet se si bëj kontroll të xhamave, gomave dhe karrocerisë së autobusit. Gjithashtu në një rast hip në autobus dhe bëj kontroll. Pasi e vendosa veturën në kompjuter unë hyj edhe në kanalin prej ku shihet i gjithë autobusi. E shikova mos ka defekte në kabllo dhe konstatova se nuk ka. Në fund autobusi kalon në pllakën frenuese për matjen e frenave. Së pari ishte matur frena e përparme. Në mënyrë decide them se kishte edhe matje të frenave të dorës, e pastaj edhe të frenave të këmbës”, theksoi prokurori Bovarovski.

Seanca e ardhshme gjyqësore për rastin “Llaskarca”, është caktuar për më 14 maj.

Në këtë lëndë janë të akuzuar gjashtë persona në mesin e të cilëve edhe pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli. Sipas prokurorisë së Shkupit, të akuzuarit akuzohen për veprën penale vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.

Në këtë aksident të madh humbën jetën 15 persona, ndërsa mbi 30 ishin lënduar. fc/

Të fundit