03/05/2024
14.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Presidentja Osmani merr pjesë në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar, me ftesën e Charles III.

Para ceremonisë së kurorëzimit, Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe anëtarë të Familjes Mbretërore për liderët botërorë në Pallatin Buckingham, të premten.

Kurse, më 6 maj, Osmani krahas krerëve shtetërorë nga e gjithë bota, do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të Mbretit Charles III në Ëestminster Abbey, “me ç’rast, Presidentja Osmani do t’i përcjellë urimet e popullit dhe institucioneve të Republikës, si dhe do të riafirmojë përkushtimin e palëkundur të shtetit tonë për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar”, njoftoi Presidenca.

Ajo do të jetë pjesë edhe e pritjes që Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, organizon për liderët botërorë.

Të fundit