16/06/2024
21.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM DHE BDI NË GARË PËR KREUN E KSHZ-SË DHE KOMISIONET PARLAMENTARE

Një nga ndryshimet, pas rivotimit në njësinë e pestë dhe të gjashtë, është se LSDM dhe BDI janë bërë parti me të njëjtin numër deputetëshm, nga 18 secila. Deri para rivotimit të së mërkurës BDI ishte partia e dytë politike në vend për nda numri i deputetëve me 19 deputetë gjithsej. Partia së dytë në vend i takon Kryetari i Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve dhe Komisionet parlamentare.

Tanimë ka nis gara mes LSDM-së dhe BDI-së se nga cila parti do të zgjidhet kryetari i ardhshëm i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili propozohet nga partia opozitare që ka fituar më shumë vota. Për këtë pozitë ka pasur interesim nga Bojan Mariçiq nga LSDM dhe nga Krenar Lloga, i cili dëshiron të jetë kryetar nëse kandidohet nga Fronti Europian.

Ka dilema se cila parti do të emërojë kryetarin e Komisionit Anketues për Mbrojtjen e Lirive të Qytetarëve dhe Komisionit për Financim dhe Buxhet. Në rregullore nuk ka asnjë interpretim të llojit se kush ka më shumë vota të fituara, por vetëm një dispozitë nga “rradhët e deputetëve të opozitës”.

Tani në Kuvendin e ri koalicionet e BDI-së dhe LSDM-së do të kenë nga 18 deputetë, “VLEN 14”, “LEVICA” 6, “ZNAM 6 dhe fituesi i zgjedhjeve parlamentare VMRO-DPMNE 58. Koalicioni i LSDM-së ka gjithsej 154.444 vota të fituara në zgjedhjet parlamentare, ndërsa koalicioni i BDI-së gjithsej 137.690 vota. Sipas ligjeve, disa funksione shtetërore si kryetari i KSHZ-së, RTVM dhe Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i takojnë forcës së dytë politike në vend.

Të fundit