02/05/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: VMRO-DPMNE dhe e Majta po nxisin konflikte ndëretnike

VMRO-DPMNE është e dëshpëruar dhe kështu bëhet gjithnjë e më radikale dhe më ekstreme në paraqitjet e saj. Gjithçka që bën kjo parti është gara për ekstremizëm me partinë tjetër “E Majta”, të cilës i është bërë rob. Në këtë drejtim është edhe pohimi i nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, i cili nga Kuvendi kërcënohet me luftëra dhe konflikte. Kështu thuhet në komunikatën e sotme për media të LSDM-së, informon Zhurnal.

Nga kjo parti shtojnë se në vitin 2023, përfaqësues të lartë të VMRO-DPMNE-së kërcënohen me luftëra dhe konflikte, gjë që e konfirmon shkallën e dëshpërimit dhe dobësinë në partinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski.

“VMRO-DPMNE dhe e Majta janë të gatshme të shtyjnë shtetin në kaos dhe prishje të rendit, në konflikt ndëretnik, ata u përpoqën ta bëjnë këtë edhe gjatë kohës së propozimit evropian, edhe tani kur shteti përsëri është para vendimeve kyçe, ata përsëri kërcënohen.

Por sado që të dëshirojnë skenare të tilla, LSDM, qytetarët, të gjitha forcat demokratike nuk do të lejojnë kjo të ndodhë. Destruktimet dhe kërcënimet e VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës përsëri do të mposhten”, thuhet në kumtesë./Zhurnal.mk

Të fundit