22/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Masat po lehtësohen, filluan me punë mollet, bastoret sportive, ordinancat stomatologjike

Masat në vend kanë filluar të zbuten, ndërsa prej ditës së djeshme, në përputhje me vendimin e Qeverisë filluan me punë disa nga molet, bastoret sportive dhe autoshkollat. Tashmë prej dje qendrat për edukim për të rriturit mund të realizojnë trajnime dhe seminare. U hapën edhe autoshkollat dhe Enti për rehabilitimin e dëgjimit, të folurit dhe zërit Shkup. Me rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive, prej dje filluan me punë ordinancat stomatologjike në vend, të cilat janë të detyruara t’u përmbahen protokolleve dhe udhëzimeve për punë.

Qendrat do të jenë të hapura çdo ditë përveç të dielës, me orar të kufizuar nga ora 10 deri në ora 18, por nuk lejohet pranimi i mysafirëve në restorante dhe kafene, përveçse përmes sistemit të porosisë ose dorëzimit.

Masat gjithashtu u zbutën edhe në lidhje me udhëtimet zyrtare jashtë vendit për persona të zgjedhur dhe të emëruar për shkak koordinimit dhe arsyeve të tjera urgjente që nuk durojnë vonesë, por me respektim të protokolleve të Komisionit për ruajtjen e distancës së duhur.

Pritet që Qeveria javën e ardhshme të miratojë plan për hapjen e objekteve hotelierike, por kjo do të varet nga situata epidemiologjike dhe respektimi i masave.

Zbutja e masave kufizuese si proces realizohet në tre faza në përputhje me zhvillimin e gjendjes epidemiologjike

Faza e parë është funksionimi aktual i aktiviteteve ekonomike gjatë gjendjes së deklaruar të jashtëzakonshme dhe lëvizjes së kufizuar të popullatës në të gjithë territorin e vendit me një ulje graduale të kohës për ndalimin e lëvizjes. Faza e dytë si fazë kalimtare është vendosja iniciale e aktiviteteve të punës me respektimin e masave të rekomanduara dhe protokollet strikte të punës në kushte të parandalimit të paraqitjes dhe përhapjes së Kovid-19. Faza e tretë parashikon një kthim të plotë në procesin e rregullt të punës me respektimin e masave themelore për mbajtjen e higjienës personale dhe distancës fizike.

Ndërmjet secilës fazë do të përcillet dhe vlerësohet situata aktuale dhe do të merret vendim i ri nëse janë përmbushur kushtet që të vazhdohet lehtësimi i masave në secilën fazë pasuese.

Të gjitha hapat e ardhshëm drejt normalitetit të ri do të varen nga tre kritere. Së pari, nëse pandemia është nën kontroll, së dyti, nëse sistemi shëndetësor është në gjendje të përballet me paraqitjen e sërishme të rasteve dhe së treti, nëse sistemi i mbikëqyrjes së shëndetit publik mund t’i zbulojë dhe të menaxhojë me rastet dhe kontaktet dhe të identifikojë përsëritje të rasteve.

Qeveria ende nuk mendon për shkurtimin e orës policore, por mund të paraqitet nevoja në periudhën që vijon pasi që operatorët ekonomik gradualisht po kthehen në funksion.

Kryeministri Oliver Spasovski dje deklaroi se qeveria është duke bërë vlerësime se a do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme.

Prej dje filloi të realizohet skriningu targetuar me PSR testime në kategori të caktuara të rrezikut. Fillimisht fiiloi skriningu i punonjësve në kopshte, me qëllim që paralelisht me këtë proces me të cilin bëhet përgatitje e protokollit për punë të kopshteve, ato vendosen në funksion.

Nga Ministria e Shëndetësisë besojnë se kjo është qasja më e mirë, sepse edhe tek ata bartës të pavetëdijshëm të virusit do të kemi mundësi që kontaktet t’i vendosim në izolim.

Janë të hapura pika për marrjen e strishove të pacientëve të cilët dërgohen nga mjekët amë me sikrining paraprak për Kovid-19 në hapësirat e qendrave të shëndetit publik dhe njësitë e tyre rajonale, ndërsa për Qytetin e Shkupit në poliklinikat e ISHP Shtëpia e Shëndetit – Shkup.

Skriningu i targetuar për të punësuarit në kopshte zbatohet në protokoll të veçantë dhe me marrjen e strishove në pikat me orarin tashmë të definuar të punës prej orës 8 deri në orën 14.

Qendra e Shëndetit Publik dhe Instituti i Shëndetit Publik bënë plan për skrining të personave për të cilat vlerësohet se janë në kategori kritike. Në këtë skrining do të testohen punonjësit shëndetësorë, të punësuarit në kopshte, të punësuarit në shtëpitë për përkujdesin e personave të moshuar, pacientë me sëmundje kronike të cilët ishin shtyrë, pacientë në terapi biologjike. Skriningu do të bëhet me teste PSR, ndërsa qëllimi i testimit është që të identifikohen bartësit asimptomatikë të virusit.

Instituti i Shëndetit Publik dje i regjistroi 24 pacientë të shëruar, dhe tre persona të cilët kanë vdekur. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ka vdekur një paciente 59-vjeçare nga Prilepi, e hospitalizuar më 7 maj. Në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit ka vdekur një pacient 76-vjeçar nga Velesi, i hospitalizuar më 6 maj, dhe një paciente 68-vjeçare nga Tetova vdiq gjatë rrugës për në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, e dërguar nga Spitali Klinik i Tetovës.

Me 20 rastet e reja të Kovid-19, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 1.694, numri i pacientëve të shëruar është 1.229, i të vdekurve 95, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin 370.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile gjithsej 38 pacientë u shtruan në spital, nga të cilët 20 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit dhe një pacient në ventilim mekanik. Pesë pacientë të rinj u pranuan në SPQ “8 Shtator”, ndërsa gjithsej 18 u shtruan në spital, nga të cilët katër pacient në aparat respirator dhe tre të tjerë me pasqyrë klinike më të rëndë.

Në spitalin në Manastir u hospitalizuan dy pacientë, ndërsa një pacient u lëshua në trajtim shtëpiak. Gjashtë pacientë u shtruan në spitalin në Shtip, ndërsa edhe një pacient tjetër po ndiqet në mjekim shtëpiak. Në repartet Infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Ohër, janë hospitalizuar 47 pacientë pozitiv dhe të dyshimtë me Kovid-19. ls/shk/

Të fundit