Komuna e Tetovës deri tek Sektori për Punë të Brendshme ka dërguar 50 dëshmi për persona që janë fotografuar duke hedhur mbeturina jashtë kontajnierëve. Pas identifikimit të tyre nga policia do të ketë dënime adekuate për shkak se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për pastërti publike. Nga Komuna e Tetovës sot kanë bërë të ditur se Inspektoriati Komunal është vazhdimisht në teren dhe kryen kontrolle. Dënimet për hedhje të mbeturinave jashtë kontajnierëve për persona fizik janë 3000 denarë, ndërsa për persona juridik 12 mijë denarë“ Edhe përskaj shumë apeleve që kemi bërë edhe përskaj shumë mesazheve që kemi bërë vazhdon trendi i hedhjes së mbeturinave jashtë kontajnierëve. Nga aksionet që ka zhvilluar ky inspektoriat por edhe fotografive që na kanë dërguar qytetarët deri më tani janë kapaur 50 qytetarë të pandërgjegjshëm që hedhin mbeturina jashtë kontajnierëve për mbeturina. Inspektoriati Komunal ka bërë kërkesë deri tek Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë për t`I marrë të dhënat e tyre dhe më pas do të shqitohen dënimet konform ligjit”, deklaroi Albion Alili, zëdhënës i Komunës së Tetovës.Edhe Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” edhe kompania Saubermacher, kanë caktuar vende adekuate për mbeturinat inerte. Ndërmarrja Publike Komunale pa pagesë grumbullon mbeturinat inerte nga shtëpitë e qytetarëve me qëllim që mos I hedhin në rrugë, ndërsa Saubermacher ka caktuar pikë grumbullimi për këto lloje të mbeturinave. Por, edhe përksaj kësaj, jo rrallë herë në qytet hasen këto mbeturina, qoftë pranë kontajnierëve, qoftë në rrugë, qoftë para dyerve të shtëpive të banimit. Nga Komuna e Tetovës apelojnë që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të kujdesen për një qytet më të pastër. “ Edhe përkundër këtij fakti, qytetarë të pandërgjegjshëm vazhdojnë të hedhin mbeturinat inerte jashtë kontajnierëve dhe hapësirat publike në territorin e komunës së Tetovës. Fatkeqësisht ende përballemi me raste të këtilla dhe uroj që këta probleme të zgjidhen sa më shpejtë ndëraa kërkojmë nga qytetarët që të mos kryejnë vepra të këtilla sepse nuk japin një mesazh të mirë” deklaroi zëdhënësi Alili.Ndryshe, që nga viti i kaluar Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë mbeturinat inerte, të amvisërisë dhe mobiljeve që dëshirojnë t`I hedhin, të thërrasin këtë ndërmarrje dhe pa pagesë do të merren mbeturinat. Edhe pse ka thirrje për këtë lloj shërbimi, megjithatë mbetet i lartë numri i atyre që preferojnë mbeturinat e këtilla t`I hedhin para kontajnierëve apo në vende tjera publike. Kjo, më shumë haset në lagjet periferike të qytetit, ndërsa në pjesën qendrore situata është më mirë.TV KOHA









