27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mexhiti: Kuvendi dhe deputetët vendosin nëse do të jem ende ministër! Pas majit, do të jem sërish ministër

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në brifingun e sotëm me gazetarët tha se Kuvendi dhe deputetët do të vendosin nëse ai do të vazhdojë të jetë ministër në Qeverinë teknike, përcjell TV21. Mexhiti është i bindur se pas zgjedhjeve të 8 majit, sërish do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Fatmir Mexhiti është ende ministër i Shëndetësisë, nuk do të japë dorëheqje. Kam punuar me nder dhe nuk kam pse japë dorëheqje. A do të jem edhe tutje ministër, do të vendosin deputetët dhe Kuvendi. Por premtoj se pas muajit maj, do të jem sërish ministër”, theksoi Mexhiti./tv21.tv j

Të fundit