05/03/2024
8.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: VMRO dhe Mickoski nuk kanë qëndrim të qartë për asnjë çështje

VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk kanë qëndrim të qartë dhe konsistent për asnjë çështje dhe as për çështje kyçe strategjike, akuzojnë sot nga LSDM.

VMRO-DPMNE, theksojnë nga atje, është kundër anëtarësimit në BE, bllokimit të rrugës evropiane, por Mickoski nuk ka qëndrim, nuk thotë se cila është alternativa, cili është plani pa anëtarësimin në BE.

“VMRO-DPMNE ishte kundër propozimit francez dhe kur erdhi koha për të votuar në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk votuan, nuk kishin mendim.

VMRO-DPMNE shpërndau gënjeshtra për asimilim dhe bullgarizim, kur erdhi radha e Kuvendit të Maqedonisë për të votuar Marrëveshjen e Frontex, deputetët e VMRO-DPMNE nuk votuan, nuk kishin mendim.

VMRO-DPMNE zbatoi një bllokadë aktive të Kuvendit gjatë krizës më të madhe energjetike në botë. Ata nuk e kishin idenë pse.

VMRO-DPMNE tha se pranojnë pjesëmarrjen në Qeveri me kushtin e vetëm që të mos ketë BDI, këtu janë ulur në Qeveri me BDI.

VMRO-DPMNE propozoi ministra për pjesëmarrje në Qeverinë teknike, por deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk i votuan në Kuvendin e Maqedonisë, nuk kishin pozitë”, thonë nga LSDM.

Të fundit