14/09/2024
13.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mos drejtoni automjetet pa kaluar provimin e patent shoferit

Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë, ka filluar dje me zbatimin praktik të projektit parandalues-arsimor “Mos ngisni automjetin pa kaluar provimin për patent shoferi, respektoni rregullat dhe rregulloret në trafik, mbroni veten dhe të tjerët”, dhe aktivitetet e para u kryen në shkollat e mesme të Gostivarit. Projekti do të mbulojë 11 shkolla të mesme në zonën Tetovë-Gostivar me mbi 1500 nxënës të vitit të dytë, të cilët pasojnë mësimet në gjuhët maqedonisht, shqip dhe turqisht. Në klasa të veçanta, zyrtarët e policisë profesionalisht të trajnuar do ti informojnë, gjegjësishtë njoftojnë nxënësit me rreziqet dhe implikimet ligjore të menaxhimit të automjeteve pa ndjekur së pari trajnimin teorik dhe praktik dhe pa kalua provimin ligjërisht të parashikuar. Përveç këtyre, nxënësve u prezantohen rregullat dhe rregulloret themelore në trafik, duke u dhënë këshilla dhe rekomandime, me qëllim që t’u sigurojnë atyre siguri më të madhe si pjesëmarrës në trafik. Bartës i projektit është Departamenti për Parandalimin i SPB-Tetovë dhe është planifikuar të përfundojë deri në mes të muajit të ardhshëm. Qëllimi i tij prioritar është të rrisë ndërgjegjësimin dhe kulturën e nxënësve të shkollave të mesme nga mosha adoleshente në trafik, aq më shumë se disa prej tyre arrijnë dhe kanë qasje në automjetet e prindërve të tyre para se të kalojnë provimin e patentë shoferit dhe të fitojnë një leje të duhur drejtimi./TV KOHA/

Të fundit