17/06/2024
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior, e cila herë pas here do të përforcohet në pjesët perëndimore dhe verilindore.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 28 deri në 35 gradë. UV=8.

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 33 gradë.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, informojnë se të martën në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit të ndjekur me shi të rrëmbyeshëm të shkurtër dhe bubullima. Pastaj në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht stabil dhe i nxehtë me erë mesatare, përkohësisht të përforcuar nga drejtimi verior.

Të fundit