17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pensionistët në protestë në Shkup

Pensionistët sot do të mbajnë protestë në Shkup duke kërkuar pensione më të larta. Siç është paralajmëruar, ata fillimisht do të protestojnë para selisë së Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve, mdërsa më pas do të drejtohen drejt Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku do të kërkojnë takim me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve, ndërsa pensioni minimal të jetë i barabartë me pagën minimale. Në periudhën e kaluar pensionistët protestuan në qytetet e tyre, ndërsa për sot është paralajmëruar protesta në Shkup.

Nga Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve nuk pajtohet me protestat. Vitin e kaluar është miratuar një metodologji e re për llogaritjen e pensioneve sipas së cilës tani në shtator pensionet duhet të rriten për gjashtë për qind.

Të fundit