24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti i ndryshueshëm dhe reshjet e shiut janë të mirëseardhura për bujqësinë

Moti i ngrohtë me temperatura mbi 25 gradë në ditët paraprake, i ka nxjerrë bujqit në fusha. Temperatura të tilla, mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, ishin të mirëseardhura për kulturat që kanë nevojë për më shumë diell për t’u zhvilluar. Sipas meteorologëve, efekt të dobishëm ka edhe reshjet e herëpashershme të shiut për shkak të nevojës për lagështi të tokës.

Sipas meteorologëve, kjo periudhë kur krijohen kushtet duhet të përdoret për mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barërat e këqija në drithëra. Temperatura e tokës në thellësinë prej pesë centimetra pritet të lëvizë nga 15 deri në 22 gradë Celsius.

“Situata e motit këtë javë është e ndryshueshme, me rënie të temperaturave të mëngjesit dhe ditore që lëvizin nga 5 – 14 gradë Celsius dhe 13 – 23 gradë Celsius, si dhe kushte për reshje shiu. Nuk priten reshje të dendura, por shiu sigurisht është i mirëseardhur për kultivuesit e drithërave sepse mungesa e lagështirës ndihet veçanërisht në shtresën sipërfaqësore, ku, në këtë fazë zhvillimi, është përqindja më e madhe e sistemit rrënjor. Nevojat për ujë në këtë fazë janë më të nevojshmet. Uji është i domosdoshëm edhe për kulturat e tjera, megjithëse në shtresat më të thella të tokës ka lagështi të mjaftueshme, por për shkak të zhvillimit intensiv të bimëve ka më shumë konsum të ujit”, sqaron DPHM-ja.

Të fundit