29/06/2022
20.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Mickoski i merr urdhërat nga Gruevski, po punojnë për interesa të huaja

LSDM ka dalë sërish me deklaratë kundër paralajmërimit të OBRM-PDUKM-së për bllokim të kuvendit dhe insistimit të tyre në zgjedhje të reja parlamentare. Nga LSDM thonë se iniciativat e Mickoskit vetëm se po e rëndojnë akoma më shumë gjendjen e krizës në të cilën ndodhet shteti, duke përmendur se sipas tyre, Mickoski i merr urdhërat e veprimit nga ish shefi i tij, Gruevski.

“Në luftën më të madhe ekonomike dhe energjetike me të cilën po përballet vendi ynë, Hristijan Mickoski në vend që të ofrojë konstruktivitet, paralajmëron bllokada të reja të përforcuara. Është konfirmuar se seanca e mbrëmshme e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së është akti më i zakonshëm në atë parti, urdhërat i jep Gruevski, ndërsa Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij punojnë për interesa të huaja, thuhet në komunikatë.

Edhe pse LSDM çdo ditë jep deklarata se nuk do të lejoj bllokimin e kuvendit dhe penalizimin e shumë ligjeve në dobi të qytetarëve, paralajmërimit të Mickoskit për bllokim të kuvendit dje i’u bashkua dhe Lëvizja Besa, me arsyetimin se qeveria aktuale është jolegjitime dhe nuk mund të mbroj interesat e qytetarëve.

Të fundit