05/03/2024
12.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në aeroportin e Shkupit janë sekuestruar 185.000 korona norvegjeze të gjetura në një çantë të zezë

Drejtoria doganore ka njoftuar se ka konfiskuar 185 mijë korona norvegjeze, pasi një pasagjer që ka dalë jashtë vendit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nuk i ka paraqitur në organin doganor, transmeton Portalb.mk.

Pasagjeri, i cili ishte shtetas norvegjez nga Kosova, mbante 305 mijë korona norvegjeze në një çantë të zezë, të cilën doganierët e gjetën gjatë kontrollit në skaner.

Sipas ligjit të këmbimit valutor, pasagjerit iu kthyen 120 mijë korona norvegjeze dhe pjesa tjetër iu konfiskua. Ndaj tij është bërë kallëzim përkatës.

Të fundit