05/03/2024
12.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksident i vozitësit të kamionit nga RMV në Gjermani, lëndohet një fëmijë

Aksident i vozitësit të kamionit nga RMV në Gjermani, lëndohet një fëmijë

Pasditen e së enjtes rreth orës 16:10, një fëmijë nga Gelsenkircheni i Gjermanisë, është lënduar lehtë në një aksident në Rapportstrasse

Një shofer kamioni 47-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, ka vozitur nga korsia e majtë në të djathtë dhe ka përplasur veturën e një 50-vjeçari nga Marli. Në ulësen e pasme të veturës së 50-vjeçarit ndodhej një fëmijë katërvjeçar, transmeton portali Shtegu.

Ai është përkujdesur në vend nga punonjësit e shpëtimit dhe në fund u transportua në një spital si një masë paraprake. Vetura nuk ishte më e lëvizshme dhe u tërhoq nga komunikacioni. Dëmi total material është rreth 15 000 euro.

Të fundit