24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Bruksel vazhdon skriningu bilateral për kapitullin 23

Sot dhe nesër në Bruksel do të vijojnë takimet e skriningut bilateral me Komisionin Evropian për kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore. Përfaqëses nga institucionet e Maqedonisë së Veriut do të prezantojnë përpara ekspertëve të Komisionit Evropian shkallën e harmonizimit të legjislacionit vendas me atë të BE, si dhe kapacitetet institucionale për implementim. Legjislacioni i BE për këtë kapitull përfshin fushën e gjyqësorit, anti-korrupsionin, të drejtat themelore dhe të drejtat e shtetasve të BE-së. Maqedonia e Veriut ka shkallë të gjërë të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së sa i përket këtij kapitulli.
Bëhet fjalë për një kapitull shumë të gjërë dhe sfidues që ka ndikim të madh në jetën e qytetarëve.TV KOHA

Të fundit