07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Pollog 67 përqind e fshatrave nuk kanë ujë cilësorë të pijshëm në aspektin mikorbiologjik

Banorët e vendbanimeve rurale në rajonin e Pollogut vazhdojnë që të konsumojnë ujë
jocilësor. Rezultat e kryera gjatë vitit të kaluar nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë
tregojnë se nuk ka përmirësim të gjendjes së ujit kraahasuar me vitin 2022.
“Në bazë të programës kemi marrë afër 403 mostra që do të thotë se analizat për
çdo fshat janë kryer katër herë brenda një viti dhe 350 mostra janë marrë jashtë
programës, ku bëjnë pjesë marrëveshjet që kemi me shumë subjekte private.Kur
flasim për testimin e ujit në bazë të programës, flasim për 82 fshatra që janë pjesë e
komunave rurale në Pollog.Prej tyre, fatkeqësisht 67 përqind e këtyre fshatrave nuk
kanë ujë cilësorë të pijshëm në aspektin mikorbiologjik”, thotë mjeku në qendrën
për shëndet publik në Tetovë Ratko Davidovski.
Këto rezultate kanë dalë si pasojë e mos kujdesit për burimet e ujit, të kaptazheve të ujit,
ka kaptazhe të ruinuara, ka defekte të shpeshta në rrjetet e ujësjellësit.
“Ka rezervuare të cilët janë të ruinuar, ku nuk ka zonë të rreptë të mbrojtur, ku
askush nuk mund të afrohet, kurse me rëndësi është të theskohet se nuk bëhet edhe
dezinfektimi I ujit rregullisht.Pra, këtu tek ne hidhet vetëm klor, por nuk bëhet
dezinfektim, ndërsa në ato fshatra ku nuk ka dezinfektim rezultatet nuk janë të
mira.Poashtu këtu kemi edhe mos mirëmbajtje adekuate të rrjeteve të ujësjellësit.
Gjithnjë shkon në rrënie numri I bashkësive lokale që menaxhojnë me ujin, ndërsa
ndërmarrjet publike komunale mundohen që të kujdesen për cilësinë e ujit për
shkak të mungesës së mjeteve dhe kjo situatë na përsëritet” thekson Davidovski.
Nga qendra për shëndet publik thonë se kjo situatë duhet të merret seriozisht sepse në të
kundërtën pasojat mund të jenë fatale.
“Duhet që autoritetet të kenë kujdes, sepse nëse ndodhë një infektim hibrid dhe jo
vetëm që sektori I shëndetësisë do të jetë i bllokuar por pasoja do të ketë edhe sfera
e ekonomisë, sepse do të ketë shumë njerëz që do të mungojnë në vendet e punës dhe
pasojat mund të jenë të mëdha, si në apsekin socio-ekonomik poashtu edhe në
aspektin shëndetësor dhe me resperkusione fatale për shëndetin e njerëzve”,
shprehet mjeku Davidovski.
Sipas rezultateve, komuna e cila ka ujë më cilësor përveç komunës së Tetovës është ajo e
Bërvenicës. Ndërkohë, ujë më pak cilësor kanë fshatrat e komunës së Tearcës. TV KOHA

Të fundit