15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Tabanoc për hyrje dhe dalje nga Maqedonia pritet rreth 30 minuta

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

“Në vendkalimin kufitar Tabanoc është vërejtur rritje e frekuentimit të automjeteve, ndërsa koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM.

Nga atje njoftojnë se nga ora 06:40 është ndërprerë komunikacioni në rrugën Prilep-Gradski, për shkak të një aksidenti në komunikacion që ka ndodhur në vendin e quajtur “Kamen Dol”.

Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Të fundit