I miturI D.U. (16) nga Backa Topola, i cili tërhoqi vëmendjen e Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI) me postimet e tij në rrjetet sociale, dhe para se të arrestohej si i dyshuar për pedofili dhe nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, ka shfaqur sjellje devijante. raportoi Politika.
Nxënësi i vitit të parë në gjimnazin “Svetozar Markoviq” në Suboticë, ka gdhendur në dorë emrat e vrasësve masiv. Për këtë, siç supozohet, ai ka ardhur në orët e edukimit fizik me një bluzë me mëngë të gjata, gjë që ka shkaktuar dyshime te nxënësit e klasës, por edhe te pedagogët.
Sipas fjalëve të një bashkëbiseduesi të njohur me rastin, supozohet se psikologu i shkollës ka nisur bisedën me D.U.
– Nxënësi pranoi se po mendonte të bënte një masakër në kopsht. Psikologu ka njoftuar menjëherë drejtorin për përmbajtjen e bisedës me nxënësin, e ai ka lajmëruar menjëherë policinë- tha bashkëbiseduesi i “Politika”.
Dushan Pavlovic, drejtor i shkollës së mesme në Suboticë, tha se ai u kërkoi prindërve dhe kolegëve që të përpiqen të qetësojnë situatën.
– Nuk ka absolutisht asnjë arsye për panik, në shkollë është një atmosferë normale, dhe veprat për të cilat akuzohet D.U. nuk u kryen në shkollë – ka thënë Pavloviq për “Politika”.
Ai ka theksuar se deri në publikimin e veprave penale për të cilat dyshohet nxënësi i tyre, menaxhmenti i shkollës së mesme nuk ka pasur njohuri për aktivitetet e tij në internet.